Barcelona para një vere me ndryshime të mëdha

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka mbyllur stinorin duke pësuar humbjen e dytë turpëruese në një hapësirë kohore prej pak javëve. Pas eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli, Barcelona pësoi të shtunën mbrëma 2:1 nga Valencia në finale të Kupës së Spanjës.

Ndonëse Barça fitoi me komoditet La Ligan, duke përfunduar 11 pikë para Atletico Madridit që zuri vendin e dytë dhe një rekord prej 19 pikëve para Real Madridit që zuri vendin e tretë, dy humbjet në garat e tjera kanë goditur rëndë skuadrën dhe kanë lënë trajnerin Ernesto Valverde duke luftuar për të shpëtuar punën e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Valverde kurrë nuk ka qenë i popullarizuar në mesin e tifozëve më idealistë të Barçës, që thoshin se ai është tepër konservativ dhe tepër i kujdesshëm për të shkuar me lojën e rrjedhshme ofensive që pritet nga skuadra katalonjase.

Dhe ai nuk i bëri favor vetes me skuadrën që zgjodhi të shtunën, duke reaguar ndaj lëndimeve të sulmuesve Luis Suarez e Ousmane Dembele, me aktivizimin e Sergi Robertos, një mbrojtës anësor zakonisht, në anën e djathtë të sulmit.

Të ngjashme