Barcelona është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi mundi me penallti Betis. Koha e rregullt përfundoi 1-1, në shtesë skuadrat shënuan nga një gol, ndërsa fati i sfidës u vendos nga pika e bardhë e penalltisë.
Katalanasit zgjidhën ndeshjen në minutën e 23-të, por festa zgjati pak pasi goli i Pedrit anulohet për pozicion jashtë loje.
Robert Lewandowski realizon në fundin e fraksionit, gol disi me fat, gjithsesi ekipi i Xavit shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.
Të besuarit e Pellegrinit luajtën mirë, patën shanset e tyre, edhe pse nuk mbajtën shumë topin. Betis do barazonte shifrat me Nebil Fekir, një çerek ore para fundit.
Në fillimin e shtesës, Ansu Fati do i sillte fat Barçës me golin e tij. Gjithsesi, mbrëmja nuk kishte përfunduar ende për Moron që vendos ekuilibrat në 2-2.
Nga penalltitë, më e saktë u tregua Barcelona, që shkon në finale kështu dhe do luajë ndaj Real Madrid.