Barcelona po i konsideron tri alternativa të lira për Julian Alvarezin, Fisnik Asllani pjesë e listës

Prishtinë | 29 Mar 2026 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Kërkimi i Barcelonës për një pasardhës afatgjatë të Robert Lewandowskit është bërë një nga temat kryesore përpara merkatos së verës.

Interesimi për Julian Alvarezin është i njohur, dhe brenda klubit ai shihet si profili ideal për të udhëhequr sulmin.

Por realiteti financiar mbetet një pengesë e madhe. Sulmuesi është një lojtar kyç tek Atletico Madridi dhe pjesë e rëndësishme e projektit të Diego Simeones, ndërsa një transferim do të kërkonte mbi 100 milionë euro.

Për këtë arsye, Barcelona po mendon alternativa më të përballueshme, shkruan “Barça Universal”, sipas “OneFootball”.

Fisnik Asllani

Sulmuesi kosovar, 23-vjeçar, që luan te Hoffenheimi ka bërë një sezon solid me 9 gola dhe 8 asistime në 28 ndeshje.

Edhe pse këto shifra nuk duken “tipike për Barcelonën”, profili i tij sugjeron potencial për zhvillim të madh në një sistem më dominues. Nën drejtimin e Hansi Flick, ai mund të rritet ndjeshëm. Me një vlerë rreth 30 milionë euro, është një rrezik i kalkuluar.

Të ngjashme