Barcelona planifikon të transferojë katër lojtarë në afatin kalimtar të verës, shkruan gazeta “Sport”, transmeton Koha.net.
Kampionia e Spanjës synon të transferojë një qendërmbrojtës, një mbrojtës anësor, një mesfushor qendror dhe një qendërsulmues.
Për pozitën e qendërsulmuesit opsioni i dëshiruar është argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez. Martinez po shihet si pasardhës afatgjatë i Luis Suarezit.