Barcelona publikon listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Juventusit, pjesë e saj edhe Rey Manaj

| 08 Gus 2021 | 14:40 | Nga

Barcelona do të përballet me Juventusin në kuadër të trofeut Gamper në Camp Nou.

Dy gjigantët evropianë do të jenë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 21:30.

E derisa ende janë të shokuar nga largimi i Lionel Messit, trajneri Ronald Koeman tanimë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë takim.

Në këtë listë është përfshirë edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili po zhvillon ndeshje të mira miqësore me katalunasit.

Ndërkohë është rikthyer nga lëndimi edhe Philippe Coutinho që gjithashtu është i gatshëm për këtë takim.

Kun Aguero dhe Clement Lenglet kanë mbetur jashtë shkaku i lëndimeve. 

Të ngjashme