Futbollistët Hirving Lozano dhe Krzysztof Piatek, janë objektivat që skuadra e Barcelonës synon t’i sjellë në klub gjatë muajit janar.
Skuadra katalunase i ka marrë seriozisht shqetësimet e Lionel Messi dhe është duke punuar që të nënshkruaj kontratë me një golashënues të suksesshëm, shkruan Gaol.
Lozano ose Piatek janë duke u konsideruar si synime të arritshme, pasi që Barcelona nuk pret të nënshkruajë kontratë me sulmuesin Mbappe.