Skuadra e Barcelonës ka siguruar shërbimet e njërit prej talenteve më të mëdha në Evropë. Barcelona, të premten, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën portugeze Braga për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Francisco Trincao, i cili vlerësohet si Cristiano Ronaldo i ardhshëm.
Trincao do të qëndrojë te Braga deri në fund të këtij edicioni, kur edhe do të transferohet te Barcelona. Për kartonin e 20-vjeçarit, Barcelona është pajtuar të paguajë 31 milionë euro dëmshpërblim, shkruan sot Koha Ditore.
Trincao me Barcelonën do të firmosë kontratë deri në fund të edicionit 2024/25 dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 500 milionë eurosh. “Barcelona dhe Braga kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Francisco Trincao, i cili do t’i bashkohet klubit më 1 korrik të vitit 2021.
Dëmshpërblimi për transferimin e futbollistët është 31 milionë dhe Trincao me Barcelonën do të firmosë kontratë për pesë vjetët e ardhshëm, në të cilin ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Trincao ka lindur në Viana do Castelo të Portugalisë dhe hapat e parë në futboll i ka marrë tek ekipet e reja të Vianenses dhe Portos përpara se t’i bashkohej Bragas në verën e vitit 2011.