Korrespondenti i La Gazzetta dello Sport në Spanjë, Filippo Maria Ricci thotë se Barcelona nuk ka para për të punësuar Antonio Conte, ndërsa Andrea Pirlo është ende në mesin e kandidatëve për të zëvendësuar Ronald Koemanin.
Trajneri holandez do të shkarkohet nëse katalanasit humbin kundër Atletico Madrid nesër në Wanda Metropolitano.
Ata tashmë kanë humbur 3-0 kundër Benficas në Ligën e Kampionëve në fillim të kësaj jave, kështu që e ardhmja e Koeman në Nou Camp është nën kërcënim serioz.
Ish-trajnerët e Juventusit Andrea Pirlo dhe Antonio Conte janë lidhur me një kalim në Barcelonë, por Pirlo duket si një opsion më konkret.