Barcelona – Slavia Praga, formacionet e mundshme

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Slavia Praga do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese në kuadër të fazë së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Blaugranasit e fituan përballjen e parë në udhëtim te skuadra çeke me rezultat 1-2, ndërsa sonte do t’i presin ata në Camp Nou nga ora 18:55.

Në anën tjetër, Slavia nuk do të mund të llogarisë në David Hovorka, që është po ashtu i lënduar.

Barcelona është lider i Grupit F me shtatë pikë, Interi dhe Borussia Dortmundi kanë nga katër dhe Slavia është me vetëm një.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, De Jong; Dembele, Messi, Griezmann.

Formacioni i mundshëm i Slavia Pragës: Kolar; Coufal, Kudela, Frydrych, Boril; Zeleny, Soucek, Sevcik; Stanciu; Masopust, Olayinka. /

Të ngjashme