Ish-deputeti Bardhyl Meta ka treguar se gjatë marshimit të sotëm në protestën me moton “Demokracia vdes në errësirë” janë sharë dhe provokuar vazhdimisht nga personi, i cili më pas u arrestua nga policia e Kosovës.
Sipas Metës, ky “rrugaq” sikur e quan ai, u ka treguar dhe gjenitalet grave pjesëmarrëse në protestë.
Meta i është përgjigjur motrës së të arrestuarit, e cila në një prononcim për Ekonomia Online, kishte pretenduar se ai u sha nga gazetari Halil Matoshi, derisa po kundër-protestonte “paqësisht”.
“Isha bashkë me Halil Matoshin në protestën e sotme, andaj ska pse ankohet – kjo motra e atij rrugaqit retard – që marshonte qëllimisht krah nesh, per nje kohe bukur te gjate – e na shante ne te gjitheve e bërtiste gjithë kohen „ja u q* Nanën e Argatve të Vuçiqit“”, ka shkruar Meta, në Facebookun e tij.
“Kur e teproi me te shara dhe filloi qe të eskaloje (per vemendje e provokim incidenti!?) me te shara plus gjestikulacione -që u drejtohej zonjave e zonjushave gazetare – nderkohe qe mbante organet gjenitale ne grushta – dhe na shante e etiketonte „si argat te Serbise“ – atehere, Halil Matoshi i ka thanë „ik lena rehat ne punen tonë, rrugaq e huligan, kush ke ti me na shajt ne si argat t‘Serbise!?”
POSTIMI I PLOTË:
Isha bashkë me Halil Matoshin në protestën e sotme, andaj ska pse ankohet – kjo motra e atij rrugaqit retard – që marshonte qëllimisht krah nesh, per nje kohe bukur te gjate – e na shante ne te gjitheve e bërtiste gjithë kohen „ja u q* Nanën e Argatve të Vuçiqit“!
Por vetem nja 10 metra:
-Aty ka dal nje provokator tjeter, qe me gjase donte me i bind gjithe gazetaret…, dhe jo vetem se jane e jemi „Argat t‘Serbise“, ashtu si po e thone papagajt e Qeverise, VV-se dhe „besimtaret“ e saj…! E menajuan gazetaret… u tallen me te nka 5 minuta dhe dikur e pashe se ajo „kopje e „aktivistit“ alla Rron Gjinovci“, e futi bishtin ndër shalë dhe eci…
Pastaj, pasi mbaroi protesta, nje oficer i policise kosovare, me shume kulture, nderkohe qe Halili po intervistohej rreth protestes, mu afrua dhe me tha se meqe isha deshmitare (sikurse edhe polici) donte ta informonte publicistin Halil Matoshi, nese donte te vinte ne polici e te depononte padi, apo i mbetej policise qe si deshmitare okulare, te procedonte me tutje?
Halili, i tha shkurt:
Kaq, per motren e „viktimës“(sipas saj) e motrën e rrugaqit dhe bashibuzukut mujshar, sipas meje!
Po, kjo deklarate eshte edhe per prokurorine, po te doje „motra e viltimes“ ta kundershtoje!
LEXO EDHE: