Barduani takon komandantin e brigadës armene, flasin për sigurinë e Kosovës

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar komandantin e Brigadës Paqeruajtëse armene, kolonel Hamlet Levonyan në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.

KFOR në një njoftim tha se ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe “përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Barduani uroi edhe kolonelin Levonyan për kontributin shumëvjeçar në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Ksovo (EULEX), në rolet e tyre përkatëse të reaguesve të sigurisë.

Të ngjashme