Barella rinovon me Interin deri në vitin 2026

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Nicolo Barella ka nënshkruar zyrtarisht kontratë të re me Interin.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi italian përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori italian do të jetë pjesë e zikaltërve deri në vitin 2026.

Ai erdhi në Inter sezonin e kaluar, teksa paraprakisht ishte në Cagliari.

Momentalisht, ai është 24-vjeçar, ndërsa ndihmoi Italinë ta fitonte Kampionatin Evropian këtë vit. 

Të ngjashme