Tifozët e AC Milan janë mbledhur edhe një herë në sheshin “Zahir Pajaziti” për të parë Kupën e Ligës së Kampionatit të fituar në vitin 2007, raporton Ekonomia Online.
Trajneri i ekipit te futbollit AC Milan, Franco Baresi përsëriti se është i lumtur me pritjen e tifozëve shqiptarë.
Ai madje tha se kjo pritje madhështore i obligon ata që të kthehen prapë në Kosovë.
“Të gjithë ju që na keni pritur na keni obligu me u kthy prapë. Na keni pritë shumë mirë. Nuk është gjë që ndodhë gjithmonë as në Itali nuk na presin kështu, neve po na vjen shumë mirë”, tha ai.
“Kur kam ngritur për herë të parë kupën ka qenë ëndërr e fëmijërisë”, shtoi ai.
Ndërkaq Massaro ka folur për të kaluarën e Kosovës, raporton EO.
Ai ka thënë se kundër Ferronikelit do të luajnë me formacionin më të mirë.