Barrikadat dhe veriu

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 12:55 | Nga Afrim Veseli

S’ka njeri në Kosovë, duke përfshirë edhe aletatët tanë, që nuk e di qëllimin e atyre barrikadave të vendosura nga Aleksandër Vuçiqi, pra Serbia.

Qeveria jonë bëri aq shumë gabime lidhur me veriun, por më i rëndi pse nuk u koordinua me aleatët tanë.

Interesi kombëtar i yni tani është të dalim nga kjo situatë tepër e rëndë dhe mos t’i japim më adutë Serbisë fashiste.

E kuptoj presionin medial e edhe opozitar, por qeveria nuk duhet të merrë asnjë veprim taktik, që në veri të eskalon edhe më tej situata e sigurisë.

Bandat e Vuçiçit janë këtë duke e pritur.
Policia jonë si gjithëmon siq e kemi pasur brilante, të veprojë me maturi dhe profesinalizëm.

Barrikadat edhe nëse mbesin edhe pak kohë, ata do të shpërfaqin edhe më shumë politikën e tyre që nxitë gjak derdhje si më parë. Mjafton që qeveria jonë tani e tutje të kordinon çdo aktivitet taktik në terren dhe mos të bëjë gabime duke u ngutur në veprime.

Bandat dhe barrikadat nga veriu, nuk do t’i tolerojë as NATO e as Kosova. Por pa nguti.
Le të shpërfaqin Millosheviqin, dita kur ata s’do janë më aty dhe askund do të vijë shpejt.

Ata janë veç banda çetnike. Mençuri nga qeveria jonë dhe t’i ndalë disa deklarata të disa njerzve të saj që janë aq qesharake e edhe shumë të dëmshme dhe mbështetje për policët tanë, engjëjt mbrojtës të Kosovës.

Të ngjashme