Barnat për diabet do të jenë në listën esenciale, premtohet në Ditën Botërore

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe në mbështetje të “AQH” shënuan Ditën Botërore të Diabetit në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik tha se kjo ditë edhe në Kosovë kalon duke informuar popullatën për sëmundjen e diabetit. Ramadani theksoi se edhe gratë shtatëzëna janë të atakuara nga diabeti.

“Dita e diabetit në gjithë botën dhe tek ne kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me masat e parandalimit dhe kontrollit të kësaj sëmundje që është sot duke shkaktuar një pandemi globale. Kampanja e sivjetme shënohet me moton “Gruaja dhe diabeti”. Çdo shtatë lindje të një shtatëzëne është e atakuar nga diabeti. Gratë më të rrezikuara nga diabeti gastracional janë gratë me mbipeshë dhe obezitet me index mbi 25, gratë pa aktivitet të rregullt fizik, gratë që kanë familje të lidhjes së rendit të parë (nëna, babai, motra dhe vëllezërit)“, tha Ramadani.

Muharrem Kuqi, zv.Ministër i Shëndetësisë tha se kjo ministri është mobilizuar që të ndihmojë financiarisht këtë kategori si dhe pas impelemtnimit të sigurimeve shëndetësore ai tha se në listën e barnave esenciale do hyjnë barnat për këtë sëmundje.

“ Si institucion nga të gjitha institucionet shëndetësore si kundra ai më parë, Ministria e Shëndetësisë është mobilizuar që me të gjitha mundësitë financiare të ndihmojë këtë kategori që të mbushin nevojat e tyre, natyrisht ato nevoja deri më sot nuk janë përmbushur as përafërsisht sa ka nevojë dhe sa rëndon buxheti i këtyre familjarëve të të prekurëve nga diabeti, por me shtimin e buxhetit që është parparë për vitin e ardhshëm dhe po besojmë që edhe me implementmin e sigurimeve shëndetësore do të ketë buxhet më të mjafuteshëm do të ketë edhe angazhim që në listën e barnave esenciale të hyjnë edhe disa barna tjera të cilat janë shumë ngarkesë për buxhetin familjar“, shtoi Kuçi.

Ardita Tahirukaj, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se niveli i lartë i sheqerit në gjak gjatë shtatëzanisë rrit rrezikun për shëndetin e fëmijës. Tahirukaj tha se nëse diabeti nuk zbulohet herët shkakton dëmtim të veshkave, verbim si dhe amputim të gjymtyrëve.

“ Niveli i lartë i glukozës në gjak te gratë, veçanërisht gjatë periudhës së shtatëzanisë e rrit rrezikun për shëndetin e nënës dhe fëmiut. Poashtu e rrit rrezikun që fëmiu në të ardhmen të ketë diabet. Dihet se në vendet me të ardhura të ulëta, sot në botë gjysma e grave të cilat vdesin si pasojë e nivelit të lartë të glukozës në gjak , në fakt vdesin para kohe, para moshës 70 vjeçare. Kur diabeti nuk zbulohet herët dhe nuk menaxhohet si duhet paraqet rrezik të madh për shëndetin, kjo është një nga shkaktarët kryesorë të dëmtimit të veshkave, të verbimit, të sulmit në zemër, të goditjës në tru si dhe amputimi të gjymtyrëve”, tha Tahirukaj.

 

Të ngjashme