Manchester Unitedi është duke e përcjellë situatën e futbollistit të krahut të Leicester Cityt, Harvey Barnes. Barnes shihet si alternativë nëse nuk arrihet transferimi i Jadon Sanchos nga Dortmundi, bën të ditur “Mirror”.
22-vjeçari u paraqit për ekipin e parë të Anglisë në muajin tetor, dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se është fans i madh i futbollistit të ri.
Barnesi vjen nga akademia e skuadrës së Leicester Cityt.
“Dhelprat” thuhet se nuk janë të gatshëm ta shesin atë në muajin janar, por edhe në verë, nuk do ta lënë të lirë futbollistin për më pak se 60 milionë funte.