Barrikadat e pamundësuan punën e gjykatave në veri

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtarët që punojnë në veriun e Mitrovicës nuk dolën sot në vendet e tyre të punës.

Kjo për shkak të vendosjes së barrikadave.

Kështu deklaroi në një prononcim për Klan Kosova Bekim Veliqi, nënkryetar i Gjykatës Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës.

Veliqi tha se nesër presin nga policia që gjyqtarëve t’u ofrohet siguri dhe për t’iu mundësuar daljen në punë.

Ai theksoi se në rast se kjo nuk ndodh atëherë do të jenë në kontakt me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për hapat e mëtutjeshëm

Të ngjashme