Barrikadat në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Merdar, përplasin policinë serbe dhe barrikaduesit

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Pas vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

E që nga orët e para të mbrëmjes së kaluar (e martë), serbët kanë vendosur barrikada edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbinë në Merdar – përkatësisht në pjesën e territorit të Serbisë.

Në një moment ata u përplasën me policinë, që u detyruan të arrestojnë disa prej tyre. E ky arrestim për pak sa nuk esklaoi, kur turma e serbëve të mbledhur nuk iu bindeshin urdhrave të policisë.

Lëvizja qytetare “Otpor”, ka publikuar pamjet amatore ku shihen serbët që kanë bllokuar rrugën duke u përplasur me policinë serbe.

Madje dëgjohen sharje e ofendime derisa autori i videos që nuk shihet dhe qëndron prapa telefonit me të cilin po filmonte, thoshte se e kishin kërcënuar policët me arrestim nëse vazhdon të regjistroj këtë situatë kaotike.

Serbët e mbledhur afër pikëkalimit kufitar në Merdarë vazhdimisht bërtisnin se arrestimet po i kryen policia e Bratislav Gashiqit, ministrit të Policisë në Serbi, i cili dikur ishte në krye të BIA-s.

Të ngjashme