Barten gjësendet nga aneksi i Stacionit Policor në Prishtinë, ku operonte një OJQ me “rrezik për sigurinë e vendit”

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 11:18 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga orët e mëngjesit me një autoambulancë ka filluar bartja gjësendeve nga zyra në aneksin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Aty dyshohet se ofroheshin shërbime mjekësore kundërligjshëm.

Objekt-aneksi, i cili gjendet në stacionin policor “Qendra” për muaj me radhë ka qenë i mbyllur me shirita, ndërsa sot këtu janë parë edhe disa zyrtarë që kanë punuar në këto shërbime të mjekësisë farmaceutike që kanë ardhë me një ambulance me targa të Beogradit për të marrë pajisjet që janë brenda bashkë me dokumentacionin që ka mbetur aty.

Më 31.01.2024, Policia kishte ndërmarrë një aksion në lidhje me këtë çështje ndërsa ishin intervistuar edhe persona të dyshuar e të tjerë si dëshmitarë për mënyrën se si kishte funksionuar kjo organizatë.

Të ngjashme