Bartomeu: Lojtarë do të vijnë e shkojnë nga Barcerlona

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Barcelonës ka bërë të ditur se ka lojtarë që do të largohen sivjet nga ky klub, teksa ka edhe të tjerë që do të vijnë.

“Për çdo vit vijnë lojtarë të rinj. Deri tash e kemi konfirmuar transferimin e Frenkie De Jong-utm dhe tani do të punojmë që të sjellim të tjerë dhe të largojmë lojtarë, siç është normale çdo verë”, ka thënë Bartomeu.

“Tani nuk është momenti për të bërë diçka. Gjithmonë ka transferime të reja, por tani nuk është momenti që të flasim për këtë”.

Barcelona ishte në luftë për tripletë sivjet, por përfundoi vetëm duke e fituar titullin e La Ligës, pasi që u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpool, si dhe pësuan disfatë nga Valencia në finalen e Kupës së Mbretit.

Të ngjashme