Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson se klubi do të bëjë dy ose tre transferime, por këmbënguli se skuadra e tanishme është poashtu e madhe.
Blaugranët zyrtarizuan mbrojtësin Nelson Semedo në skuadrën e tyre nga Benfica ku paguan 30 milionë euro, ndërsa kthyen për 12 milionë euro edhe Gerard Deulofeu nga Everton i cili sezon e kaluar ishte i huzuar te Milani .
Megjithatë, sipas Bartomeut këto transferime nuk janë të fundit për Barcelonën, pasi në skuadër do të vijnë edhe dy ose tri transferime të reja.
“Unë dua të jap një vlerë të shtuar për skuadrën e tanishme, edhe pse ne kemi lojtarë të mëdhenj”, ka thënë fillimisht Bartomeu në një intervistë me El Periodico.
“Gjithkush pyet: ‘Kush do vjen? Kush nuk do vjen? ”Sepse kjo është ajo që me të vërtetë gjeneron eksitim te tifozët”.
“Ne jemi duke punuar, dy ose tre lojtarë do të vijnë, ka një rrugë të gjatë deri në përfundim të afatit kalimtar, kemi afat deri në fund të gushti ka disa nënshkrime, por unë nuk mund t’i njoftoj ato derisa të përfundohen”. përfundoi Bartomeu.