Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stanos, pas shprehjes së pakënaqësive lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e filialeve financiare të së ashtuquajturës “Bankës Postare Kursimore”.
Basha me anë të një postimi në ‘Facebok’ ka thënë se BE’ja po kërkon që të lejohet krimi në Kosovë.
“Peter Stano paska thanë se lufta jonë kundër kriminelëve është eskaluese dhe shkon kundër dialogut dhe frymës së normalizimit! Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim!”, ka shkruar ai.
“O tempora, o mores!”, ka shkruar ai në latinisht, që i bie “o kohëra, o zakone”.
Lexo edhe: