igura e Isa Mustafës nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë së re. Dështimet e Mustafës e bëjnë të padobishëm në këtë mes.
Kështu u shpreh opnionisti Dimal Basha në debatin për krijimin e qeverisë në Rubikon të KTV-së.
Ai ka thënë se këtë tendencë të Mustafës që të jetë pjesë e qeverisë e sheh si absurde duke iu referuar prirjes së bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm paszgjedhor.
“Me prurjet e reja, elektorati i LDK-së e ka dërguar një porosi që i do prurjet e reja”, ka thënë ai.
Basha thotë se një qeveri e mundshme do të mund të ishte në mes të PDK-së së Kadri Veselit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Sipas tij, qeveria do të duhej të udhëhiqej prej Kurtit. Mirëpo një skenar të tillë nuk e përkrah opnionisti Yll Rugova. Ai ka thënë se një qeveri e tillë nuk do ishte aspak e mundshme.