Basha: Kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e kryetareve, ku po diskutohet situata post tërmetit dhe kriza politike në vend.

” Duhet te jemi çdo dite afer qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre Ne deget e prekura nga termeti duhen ngritur menjehere grupe pune qe te identifikojne cdo familje te prekur nga tërmete. Keto grupe pune te identifikojnë ato familje qe nuk i eshte ofruar asnje ndihme, qe gjenden pa strehe ne prag te dimrit”, tha Basha.

” Te evidentohen familjet qe nuk kane vleresim per banesat e tyre, apo kane vleresime kontradiktore, qe jetojne ne objekte te shpalluara te pabanueshme se nuk kane ku te strehohen. Rast pas rasti PD duhet te behet zeri i tyre qe te degjohen dhe tu vijet ne ndihme Nuk mund te rrezikohet me jeta e qytetareve. Eshte kriminale qe banoret pas nje muaji nga termeti skane marre asnje ndihme apo jane diskriminuar se nuk kane votuar me 30 qershor apo per shkak te bindjeve partiake”, tha ai më tej.

“Ne duhet te beheni gati me projektin tone, alternativen organizimin per zgjedhje. Zgjedhjet janë e vetmja menyre per ta nxjerre vendin nga kriza ku eshte futur dhe po thellohet cdo dite e me shume. Zgjedhjet jane po ashtu kusht dhe per avancimin e projektit europian te shqiperise. Ne jemi ne perfundim te programit tone ekonomik per ta nxjerre vendin nga kriza. Pas festave ne do te prezantojne para qytetareve propozimet tona per reformen zgjedhore, dhe kerkojme qe brenda muajit janare te miratohet reforma dhe ti hapet rruge zgjedhjeve vendore dhe te pergjithshme sa me shpejt, pasi kjo qeveria po e thellon krizen ekonomike, politike dhe shoqerore. Partia demokratike eshte kthyer ne shprese per cdo qytetare pavaresisht bindjeve te tyre politike pasi shohin degradim ne cdo aspekt. Ne duhet te degjojme zerin e qytetareve, duhet te bejme konsultimin me te gjere te ndodhur deri me sot me te gjitha grupet shoqerore dhe ne cdo cep te vendit, per te vendosur reagimin qe do te kemi nese kjo qeveria vazhdon te vjedhe, dhunoje dhe abuzoje bashke me krimin qytetaret e ketij vendi”, tha kreu i PD.


Të ngjashme