Basha mbledh krerët e partive sot

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Sot prej orës 17:00 kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, do të mbajë mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.

“Sot, më 10 shkurt 2026, mbahet mbledhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, me kryetarët e subjekteve politike”, thuhet në njoftim.

Në rend dite thuhet se do të flitet për përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme