Basha: Ata që e quanin Rugovën tradhtar, sot e quajnë Kurtin ‘njeri të Serbisë’

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se nuk është hera e parë që ai dhe VV sulmohet, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, para seancës konstituive, Basha ka mohuar se ka shkruar keq për UÇK-në në artikullin ku ishte bashkë-autor.

“Nuk është hera e parë që unë, si Dimal Basha dhe Lëvizja Vetëvendosje, sulmohemi.

E shenjtë është lufta e UÇK-së dhe sakrifica për liri. Kurrë në jetën time nuk kam shkruar kundër saj.

Po të njëjtit e quanin edhe Rugovën tradhtar, e sot e quajnë Kurtin ‘njeri të Serbisë’.”

Të ngjashme