Basha: Opozita ka shkelur Kushtetutën 22 herë duke bllokuar votimin e komisionit

Prishtinë | 11 Qer 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, reagoi pas dështimit të seancës konstituive, duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës mosvotimin e komisionit për herë të 22-të, raporton Ekonomia Online.

“Fuqia e deputetit është për të votuar. Ata mund të votojnë kundër, por jo të bllokojnë procesin,” tha Basha.

Sipas tij, opozita po pengon funksionimin e Kuvendit dhe po e mban peng procesin demokratik.

“Është hera e 22-të qe e refuzojnë me votuar një komision. Fuqia e deputeti është për të votuar, kjo është procedurë mund të votojnë kundër, ata e kanë shkelur kushtetutën 22 herë. Ata duhet me marrë pjesë dhe me rrëzuar dhe kthehemi në pikën zero dhe vazhdojmë me votim të hapur. Bllokimi është si pasojë e tyre”, ka thënë Basha.

Të ngjashme