Basha-opozitës: Po thonë që Albini është më i keqi i vendit por e mbajnë kryeministër

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Dimal Basha: Ne propozuam Albulenën për të zhbllokuar Kuvendin, opozita duhet të reflektojë

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar ndaj kritikave për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se partia e tij ka ofruar një zgjidhje me kandidimin e Albulena Haxhiut.

“Nuk jemi bllokues, e kemi propozuar Albulenën për të zhbllokuar situatën. Hisja në Kryesi na takon të gjithëve, opozita duhet ta thërret arsyen dhe të votojë,” u shpreh Basha.

“Të njëjtin të cilët kanë pasur votë për Zajetnicën, të njëjtën nuk kanë votë për Albulenën. Do të ishim bllokues sikur mos ta kishim propozuar Albulenën, ne e kemi dhënë Albulenën dhe jemi për të zhbllokuar situatën, është e ndarë hisja në kryesi të Kuvendit na takon të gjithë deputetëve me zhbllokuar opozita duhet ta thërret arsyen për të votuar. Nuk ka krizë Kosova ka qeveri, institucionet tjera janë funksionale e vetmja është e bllokuar Kuvendi. Albini thonë është më e keqja e vendit të njëjtën kohëkoëshith po e mbajnë kryeminiër pa mbikqyrje. Po më duket që aq shumë po ju pëlqen Albini që po thojnë që le ta vazhdojn punën se ska nevojë për mbikqyrje.

Të ngjashme