Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se është ofenduse deklarata e KFOR-it ku ka thënë se është duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave dhe policisë serbe në veri të Kosovës.
“Mandati i KFOR-it është me garantu ambient të sigurt, ku përfshihet lëvizja e lirë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve, por jo me shqyrtu kërkesa banale të Vuçiqit, e as me leju strukturat kriminale me mbajtë peng qytetarë serb në veriun e vendit tash e sa ditë!”
“Për më tepër, KFOR-i e di mirë që forcat serbe nuk kthehen n’Kosovë më, së paku jo pa luftë, dhe prandaj fakti që thotë “po e shqyrtojmë,” është ofenduese për krejt shtetin, e në veçanti viktimat e luftës!”, ka shkruar Basha në rrjetin social Facebook.