Basha priti në takim Oravin, i kërkoi largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

Prishtinë | 04 Sht 2025 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, mirëpriti në pasditen e sotme në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.

“Kryetari Basha e falënderoi përzemërsisht Ambsadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite. Në takim, Kryetari Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave ndaj vendit tonë, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drjetave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Orav e uroi Bashën për detyrën e re si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shprehu rëndësinë e funksionalizimit të instituicioneve si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij të plotë në strukturat evropiane.

Të ngjashme