Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka akuzuar Qeverinë e Shqipërisë se janë duke programuar më shumë taksa për qytetarët e vendit.
Basha shton se qeveria do të rikthejë taksën për bizneset e vogla dhe se një sërë të tjerash që do ta rëndojnë dhe më shumë gjendjen.
“Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim. Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje.
Zgjidhje ka. Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë. Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët”, ka shkruar Basha në Facebook./tvklan.al/