Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Basha thotë se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqën.
“Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet”.
Urimi i plotë i Bashës:
Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.
Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.
Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!