Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka lëshuar një paralajmërim që nuk lë vend për interpretim.
Ai ka theksuar se dështimi i partive të tjera për të mbështetur formimin e Komisionit për votim të fshehtë mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Në këtë realitet, Basha dha lajmin e keq për partitë e tjera: “LDK dhe PDK do ta marrin dënimin e merituar, kurse disa të tjera s’e kalojnë as pragun”.