Krahas arrestit me burg për Ilir Metën dhe detyrim paraqitje për Monika Kryemadhim Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka caktuar masë sigurie edhe për 2 personat e tjerë të kërkuar nga SPAK.
Bëhet fjalë për masën “arrest shtëpiak” për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Masë sigurie “detyrim paraqitjeje” është caktuar edhe për Ema Çokun.