I shoqëruara nga nëna e tij, në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan tashmë votën e ka hedhur edhe kryetari i AAK-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht votën e hodhi e nëna e tij, teksa në korridor pritej nga djali i saj Ramush Haradinaj.
Unë me nënën Rukë, dhe Suzanen që është gruaja e Shkëlzenit por edhe me motrën Valbonën që ka ardh prej Gjermanisë votuam në Gllogjan, ndërsa një pjesë e familjes votojnë në Prishtinë. U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin. Ky është vendimi më i madh që mund të marrin, t’i dalim krah gjithë Kosovës”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka ndërruar qendrën e votimit që nga zgjedhjet lokale, këtë veprim ai thotë ta ketë bërë për shkak të familjes por edhe kujdesit ndaj nënës.






