Bashkëlojtaret dhe miqtë e futbollistes së ndjerë, Florijana Ismaili, e kanë përkujtuar atë në një mënyrë të veçantë.
Kjo është zgjedhur të bëhet nëpërmjet tatuazheve të cilat i kanë vizatuar.
” Kapela dhe një shkrim Fl9″ është simboli me të cilin e përkujtojnë miqtë dhe koleget e shqiptares që mbrojti edhe ngjyrat e Kombëtarës së Zvicrës.
Numri 9 ishte numri që e ka bartuar për vite në fanellën e saj.
Fotoja është postuar në rrjetin social Instagram e cila është postuar nga Francesca Kahlo, e cila ishte poashtu bashkëlojtare e Florijanës tek Zvicra.
Trupi i ndjerë i Florijanës u gjend të martën në liqenin e Comos në Itali, nga ku dyshohej se ka rënë.
Ajo u gjend në 204 metra thellësi nga autoritetet Italiane, shkruan Blick.ch