Anëtarët e kryesisë së LDK-së kanë vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 75 – vjetorit të ditëlindjes së tij, raporton Ekonomia Online.
Gruaja e presidentit, Fana Rugova, deklaroi se presidentit Rugova ka dashur që LDK të jetë gjithmonë bashkë e faqe bardh.
“Faleminderit qe na vizituat në ditëlindjen e tij. Ai sot mbush 75 vjet. Ka dashur presidenti të jemi gjithmonë bashkë e faqebardh. Me vjen mirë që partia e tij po vazhdon ritmin e tij. Faleminderit shumë qe keni ardhur”, tha ajo.
Kurse Vjosa Osmani, tha se LDK-ja po rritet dhe po përcillet edhe te gjeneratat e reja.
“Jemi krenar dhe faleminderit që keni qenë pran nesh. Shpresojmë që tash e tutje të vazhdojmë që këtë mesazh të kultivimit të vazhdojmë edhe me tutje. Ne si gjenerata më të reja po punojmë dhe LDK po zhvillohet dhe po ripërtërihet”, tha Osmani.
Edhe Melihate Termkolli vizitoi familjen e presidentit Ibrahim Rugova pas daljes se anëtarëve të kryesisë dhe aktivistëve.
Anëtarë të kryesisë së LDK-së, por edhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova.