Bashkëshortja e Michael Schumacherit, Corinna e ka dhënë një përditësim të rrallë për gjendjen e ish-vozitësit të Formula 1, në një letër të paparë më herët , pas incidentit të tij të tmerrshëm me ski.
Corinna Schumacher ka 23 vite martesë me legjendën gjermane, të cilin e ka përshkruar si luftëtar që nuk dorëzohet kurrë në letrën emocionuese, transmeton Gazeta Express.
Ajo e shkroi këtë letër për muzikantin gjerman Sascha Herchenbach, i cili e kompozoi himnin e quajtur “I lindur për të luftuar” për nder të Schumacherit dhe ia dërgoi asaj një CD të këngës.
Corinna shkroi: “Dua të të falënderoj sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën tuaj, e cila do të na ndihmojë ta tejkalojmë këtë kohë të vështirë”.
“Është shumë mirë të marrësh kaq shumë urime dhe fjalë qëllimmira – që është përkrahje e madhe për ne. Të gjithë e dimë se Michale është luftëtar dhe nuk heq dorë kurrë”, shtoi ai.
Herchenbach e zbuloi ekzistencën dhe përmbajtjen e letrës në një intervistë me revistën gjermane “Bunte”.
Nuk dihet saktë kur ishte shkruar kjo letër, por Herchenbach e shkroi këngën e tij në dhjetor 2014, një vit pas aksidentit të Schumacherit.
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po skijonte me të birin Mich në Alpet Franceze në dhjetor të vitit 2013 kur u rrëzua dhe e goditi kokën në një gur.
Në vitin 2014, ai u zgjua dhe u largua nga spitali në Grenoble dhe u dërgua në vend privat, që besohet se është shtëpia e tij afër Lake Geneva – ku mjekët janë duke u përkujdesur për të.