Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) njofton se dje ka dërguar për mjekim e trajtim adekuat mjekësor znj.Taunita Hoxha, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.
“Mirëpo, gjatë ditës së djeshëm dhe të sotme Kryesia e BI ka marr vesh që subjekte e individ të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e zonjës në fjalë, madje sipas disa dëshmive të marra nga terreni individ të ndryshëm vazhdojnë ende me grumbullimin e mjeteve”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga BIK-u.
Kryesia e BIK thotë se në asnjë rretahnë nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e saj.
“Me këtë rast për hir të së vërtetës njoftojmë opinion e gjerë se Kryesia e BIK në asnjë rast e asnjë rrethanë nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e saj, si dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë ende të mbledhin mjete financiare gjoja për mjekimin e zonjës Taunita Hoxha jashtë vendit”.
“E ritheksojmë se trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona”, shkruan më tej BIK-u.