Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar edhe ambasadori austriak në Tiranë si dhe përfaqësues të Bashkisë së Vjenës, të cilët mbollën 40 pemë panje blu dhe frashër pranë Parkut të Liqenit Artificial.
“Jam shumë entuziast që bashkë me mikun tim, ambasadorin Johann Sattler dhe miqtë nga Bashkia e Vjenës, mbjellim 40 pemë të rritura. Është pjesë e një kontributi prej 4500 pemësh që kanë të gjitha shtigjet e reja të Liqenit të Tiranës. Dua fillimisht të them shumë faleminderit, jo vetëm për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi në përditshmërinë tonë. Pavarësisht nëse dikush është vizitor, diplomat ose do të jetojë tërë jetën këtu, secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë”, deklaroi Veliaj.
Ambasadori austriak vlerësoi transfomimin që po ndodh në Tiranë, ndërsa vlerësoi kryesisht punën që po bëhet për gjelbërimin e qytetit./top channel/