Bashkim Ramosaj e Daut Haradinaj: Nderim dhe kujtim i përjetshëm për Shqipdon Haradinaj

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj kanë bërë homazhe te varri i Shqipdon Haradinaj, duke theksuar gjithmonë malli, dashurinë dhe kujtimi për të.

Ramosaj tha se Shqipdoni po i  mungon jo vetëm familjes por gjithë Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, u bënë 14 vite që nuk je më në mesin tonë Shqipdon!

I mungon nënës, Suzanës, vëllaut Luanit, gjithë familjes Haradinaj dhe gjithë ne!

I mungon Kosovës, për të cilën babai i juaj, Gjenerali Shkëlzen Haradinaj, u flijua!

Ëndrra juaj për të ardhmen u shua padrejtësisht, por jeton gjithomonë malli, dashuria dhe kujtimi për ty, sa të jemi gjallë, por edhe kur ne nuk jemi, te brezat që do të vijnë!

Pusho i qetë, në paqen e pasosur, në tokën e lirë, të larë me gjakun e babait dhe familjarëve tu, atje ku pushon Shkëlzeni, Luani, Enveri, bacë Hilmiu, e trimat më të mirë që i kishte vendi!

BR

Të ngjashme