Bashkim Ramosaj në Llukë të Epërme dhe Lëbushë: Të vogla ishin ambientet për t’i zënë të gjithë pjesëmarrësit

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit ka njoftuar se ka mbajtur tubim në Llukë të Epërme dhe Lëbushë.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj tha se për shkak të kushteve atmosferike tubime është mbajtur brenda hapsirave të shkollave.

Postimi i plotë:

Shiu i sotëm na pamundësoi të zhvillonim takime në ambiente të jashtme.

Të vogla ishin ambientet e shkollave në Llukë të Epërme dhe Lëbushë, për t’i zënë të gjithë pjesëmarrësit e shumtë, të mbledhur në mbështetje të numrit 174 – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Faleminderit për besimin e jashtëzakonshëm, Llukë dhe Lëbushë!

Bashkë do të fitojmë bindshëm më 12 tetor!

Bashkë do të qeverisim në 4 vitet e ardhshme!

Të ngjashme