Ardhja e dy përforcimeve të reja, Eric Palm dhe Ermin Jazvin, ka bërë që skuadra e Bashkimi të heq dorë nga dy basketbollistë të huaj që i kishte deri më tani.
Kështu, Borozani.com ka mësuar se lojtarët që pritet të mos jenë më pjesë e Bashkimit janë organizatori Rob Lewis dhe qendra 216-centimetërshe, Jordan Dickerson.
Raportohet se shtabi teknik dhe drejtuesit e klubit nuk janë ndarë të kënaqur, ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë nga ana e klubit prizrenas.
Përveç tyre, Bashkimi në skuadër ka edhe tre basketbollistë të huaj të tjerë, Kejuan Johnson, Kayel Locke dhe Marko Popoviq.