Bashkimi e quan të kryer punën e titullit, fton tifozët për festë

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 09:55 | Nga

Te Bashkimi po e quajnë punë të kryer titullin e kampionit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të martën, Bashkimi ka ftuar tifozët që pas ndeshjes së katërt të serisë finale ndaj Sigal Prishtinës, të mblidhen së bashku në qendër të Prizrenit për të festuar titullin. Ndeshja zhvillohet sot (e mërkurë) në palestrën “Sezai Surroi” dhe nis orën 21:00.

E Bashkimi mund të fitojë titullin vetëm nëse e mposht Prishtinën. Nëse e humb ndeshjen, seria barazohet në 2:2 dhe më pas ndeshja e pestë në Prishtinë do të vendoste për kampionin. Por, prizrenasit nuk besojnë se do të vijë deri te kjo ndeshje në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme