Bashkimi i LVV-së si bashkimi me Shqipërinë

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 08:19 | Nga

Pavarësisht heshtjes që ka kapluar lëvizjen “Vetëvendosje” që nga mbledhja e fundit, zyrtarë të kësaj partie ende nuk shprehen optimistë se ata do ta arrijnë një marrëveshje mes dy grupeve tashmë të krijuara brenda “Vetëvendosjes”

Se a do të rrinë të bashkuara apo do të ndahen rrugët e tyre nuk është vendosur as pas takimit të fundit mes Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së “Vetëvendosjes”, edhe pse në këtë mbledhje morën pjesë edhe deputetët që tashmë janë dorëhequr e mes tyre edhe Visar Ymeri e Shqipe Pantina.

Edhe pas mbarimit të këtij takimi zyrtarë të kësaj partie bënë të ditur që mbledhja do të vazhdojë edhe gjatë javës, por nuk dhanë ndonjë datë të saktë se kur një gjë e tillë do të ndodhë.

Albin Kurti, njëherësh kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie, pas mbledhjes së fundit ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë, duke mos dhënë detaje se si mbledhja shkoi, shkruan Zëri.Info.

Por njësoj nuk reagoi edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili është shprehur i bindur se pavarësisht se ende ka mospajtime të theksuara brenda Lëvizjes, sipas tij, nëse ekziston të paktën edhe një mundësi “Vetëvendosja” do ta shfrytëzojë atë dhe do të vazhdojnë së bashku.

“Ne që jemi mësuar me mbledhje të Kryesisë e të Grupit Parlamentar kjo ishte relativisht e shkurtër mund të them, duke e marrë parasysh që problemi është i dukshëm. Ka mospajtime të theksuara që për herë të parë në këtë përbërje të përbashkët është diskutuar, shtruar dhe hapur”, ka thënë Ahmeti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme