Bashkimi kombëtar energjetik Kosovë-Shqipëri siguron furnizim, e rrit konkurrencën e ndikon në çmime

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë”, raporton Ekonomia Online.

Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP, tha se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në treg.

Sipas tij, kjo do të ketë ndikim edhe në çmimet e energjisë,do të nxit edhe efiçencën e shkëmbimit të energjisë ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta.

“Bashkimi kombëtar nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit. Ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta”.

“Bashkimi kombëtar është një hap i rëndësishëm për të realizuar tanzicionin energjetik. I bëjmë thirrje që të shpallet një datë për bashkimin energjetik, ndoshta edhe të caktohet një mbledhë e të dy qeverive”.

Liron Gjocaj, asistent hulumtues në INDEP, tha se kanë realizuar intervista me shumë persona kompetentë që kanë ndikim në këtë fushë.

Sipas tij, bashkimi nuk është dëshirë, por është nevojë për integrimi e burimeve efiçente dhe rritjen e sigurisë energjetike, raporton EO.

“Bashkimi nuk është dëshirë, por është nevojë për integrimi e burimeve efiçente dhe rritjen e sigurisë energjetike. Jemi të bindur që kjo do të paraqiste fazore në siguri kthimi nga energjia e gjelbër dhe është hap i domosdoshëm”.

“Bashkimi mund të ketë kosto operative më të ulëta dhe nuk pengon proceset e tjera energjetike në rajon. Është e vështirë se proceset e tilla nuk kryhen brenda muajsh, por me punë nga të dyja palët mund të arrihet”.

“Ne rekomandojmë që duhet të arrihet strategji e përbashkët ndërmjet të dy vendeve, duhet të ndiqet tregjet e tjera p.sh ai nordik , të trajnohet stafi dhe të ketë bashkëpunim më të madh se tash”.

Javën e kaluar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës (OST dhe KOSTT) kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Marrëveshja përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike.

Të ngjashme