KB “Bashkimi” nuk do të udhëtojë në Bullgari për ndeshjen me Rilskin në kuadër të Ligës Ballkanike.
Vonesa për pajisje me viza të basketbollistëve kosovarë është arsyeja e shtyrjes së këtij takimi, raporton KTV.
Ky problem administrativ bën që prizrenasit të mos zhvillojnë ndeshjen e fundit për këtë vit në ligën ballkanike.
Në fillim të këtij muaji, Bashkimi u takua me Rilskin në Prizren, ndeshje që u fitua lehtë nga skuadra bullgare. Prizrenasit renditen të parafundit në tabelë me 7 pikë pas pesë ndeshjesh.
Bashkimi është skuadra e vetme kosovare në edicionin e sivjetmë të Ligës Ballkanike.