Bashkimi ka arritur një fitore të madhe para publikut të tij në Prizren, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 95:89.
Ndeshja ka qenë shumë interesante, derisa vendësit e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 22:13. Perioda e dytë ishte më e balancuar, derisa prizrenasit shkojnë në pushim me rezultat 47:41. Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e tretë, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 72:67.
Bashkimi arriti të ruajë epërsinë edhe në dhjetëminutëshin e fundit dhe në fund fiton me rezultat 95:89.
Më të merituarit për këtë fitore të Bashkimit ishin Stevie Clark me 35 pikë, Corey Ross me 22 dhe Terik Bridgeman me 16, kurse te skuadra prishtinase u dalluan Divine Myles me 21 pikë, Fahro Alihoxhiq me 20 dhe Edmond Azemi me 18.
Tashmë dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe dy humbje.