Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka zyrtarizuar trajnerin e ri Krunoslav Krajnoviq Kruno.
Ai nesër do të mbajë stërvitjen e parë me ekipin e ri.
Kroati karrierën e ka nisur në vitin 1995 te Zagrebi, ndërsa ka përvojë edhe te Cibona, Luceneci, Vahostavi e Prievidza.
Në sezonin 2017/18 Kruno ishte trajner i ekipit BKM Lucenec ku u shpall kampion i Slovakia 1st League dhe e plasoi ekipin ne SBL Slovakia që është rangu më lartë i basketbollit Slovak.