Bashkohu në koalicionin për paqe

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 11:58 | Nga ÇEDOMIR JOVANOVIÇ

E para se të pyesësh veten… Ngrite kokën dhe shiko, do të shohësh atë që ndjen dhe tanimë e di. Që ëndërron jetën tënde dhe tonën. Që jeton frikën dhe ankthet tuaja e tonat? Hapi sytë, jepja jetën ëndrrave. Shpërndaj retë. Largoje shiun. Edhe errësirën. Trimëroj të frikësuarit, të gjymtuarit, të dëbuarit. Shembi llogoret. Ndalo para kolonës që fillojnë të vrasin. Kolonat që ikin, që të mos vriten. Dhe përsëri shpërndaj retë. Largoje shiun. Edhe errësirën.

Munde frikën.

A e ëndërron jetën derisa jeton vdekjen?

A e ëndërron paqen derisa jeton luftën?

Kur zgjohesh, kur del në dritare, shikon rrugët, të përshpejtuara, edhe

njerëzit, automobilat, fytyrat e qeshura të shitëseve, fëmijët me çanta,

shitës të ç’mosit dhe gjithçkafit, dhe gjithçka që ndjek, dhe punon,

kërkon, takon – a po i sheh, a e din pse ëndërrojmë jetën derisa po

jetojmë frikën dhe ankthet?

Dhe a te shkon ndër mend, a, dhe ja, je zgjuar nga gjumi, i ke larë

dhëmbët, je përgatitur, ke dalë, punuar, ke qeshur, dëshiruar, ke pirë

kafe, ke mbajtur për dore, je kthyer në shtëpi, ke lexuar, ke shikuar film

koti, ke larë dhëmbët, je shtrirë… Atëherë, a të bie ndër mend, që ende

mundesh të zgjedhësh?

Të votosh? Të vendosësh? Të jetojmë atë që ëndërron dhe ëndërrojmë.

4

Dhe të pyetesh. E pyetjet të jen të shkurtra. E që përgjigja, përgjigja jote,

të bëjë dallimin. Në mes të ëndrrave tuaja të përjetshme dhe tonave.

Dhe mëngjesit tuaj e tonit.

Punë. Apo istikam.

Stallë. Apo shtëpi.

Mik. Apo armik.

Buzëqeshje. Apo thikë.

Bukë. Apo gjak.

Ti thuaj. Ti po pyetesh.

Sepse nesër nuk do të mundë të flasësh, të mendosh, të duash, të

dëshirosh. Edhe atë nuk do të mundesh ta vëresh. Nuk do të mundesh

as të i`a mbathësh.

Je aty, ku çdo ëndërr varet prej teje. Për arsye se zgjedh dhe vendos.

Për vete, për ata më parë, për ata më pas.

Aty, ku din dhe bën dallimin. Aty, ku ti pyetesh.

Dhe asnjëherë, mos më thuaj, çka ëndërron. Ëndërrojmë njëjtë. Çdo

natë.

Më thuaj, çka dëshiron të shohësh kur zgjohesh nga gjumi. Në Sarajevë.

Beograd, Zagreb, Shkup, Prishtinë. Në Podgoricë. Tiranë.

Dhe a është i vetmi zoti, ai që kërkon viktimën, për paqe.

A jemi më shumë? Njerëz. A jemi mjaftueshëm? Për paqe.

A mundemi? A dëshirojmë? A guxojmë? Paqe? Ti pyetesh. Ti vendos.

Këto janë fjalë për paqe. Dhe fjalët tuaja. Këto janë mendime dhe

shpresa të të gjithë atyre të cilët besojnë në paqe. Të cilët për paqe

pajtohen. Të cilët paqen e mbrojnë, në zgjedhjet e Bosnje dhe

Hercegovinës. Dhe në referendum në Maqedoni. Edhe në Prishtinë.

Edhe në Beograd.

Ky është koalicioni për paqe. Bashkëngjitu!

Sepse prej teje nevojitet dhe varet.

Secila ëndërr e jote.

Dhe çdo zgjim i yti në mëngjes.

Në paqe.

Ilustrim: Bogdan Bogdanovic, Mitrovica, përmendorja e minatorëve të

Trepçës, Serbëve dhe Shqiptarëve, partizanëve të çetës së minatorëve

të rënë në Luftën e dytë botërore

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme